Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Burrave

19 Nëntor, 2021 - 2:04 pm

Krahas kontributit të jashtëzakonshëm të vajzave/grave, në shumë aspekte të jetës, kontribut të madh në shoqërinë tonë kanë edhe djemtë/burrat, prandaj data e sotme, 19 nëntor, kremtohet pikërisht për të njohur dhe festuar arritjet kulturore, politike dhe socio-ekonomike të tyre.

Kjo ditë vë në pah arritjet e djemve dhe burrave, veçanërisht në vendin e tyre, në shoqëri, në komunitet, familje, martesë dhe kujdesin që ata e kanë ndaj fëmijëve.

‘Dita Ndërkombëtare e Burrave’ është një mundësi ideale që të vlerësohet prezenca, puna, angazhimi dhe kontributi që burrat japin në shoqëri, për të mirën e familjes dhe komunitetit në përgjithësi.

Tema e sivjetme e cila shënon këtë ditë, është “Marrëdhënie më të mira midis burrave dhe grave”.

Të ngjajshme