Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit 

5 Dhjetor, 2022 - 8:57 am

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit (International Volounteer Day – IVD), fillimisht e njohur si Dita Ndërkombëtare Vullnetare për Zhvillimin Ekonomik dhe Social, përcjell KultPlus.

5 dhjetori është datë ndërkombëtare e caktuar nga Kombet e Bashkuara që nga viti 1985. Ajo ofron një mundësi për organizatat vullnetare dhe vullnetarët individualë për të dhënë kontributet e tyre – në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar – për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit (OZHM).

Kjo ditë do të shënohet sot edhe në Prishtinë. Nga ora 13:00, në Kino Armata, sheshi “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, do të organizohet shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit.

Kjo ngjarje organizohet në bashkëpunim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, UNICEF-it dhe UN Volunteers, me fokus në temën e solidaritetit përmes vullnetarizmit. / KultPlus.com

Të ngjajshme