Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina hapë thirrjen për pjesëmarrës Shkollën Verore

24 Qershor, 2021 - 4:08 pm

Shkolla Verore si Shkollë 21 është dizajnuar si një program hibrid, që përfshinë praninë fizike të përmbajtjes dhe pjesëmarrësve dhe pani virtuale të përmbajtjes dhe pjesëmarrësve.

Shkolla Verore si Shkollë është një platformë bashkëpunuese ndërkombëtare me bazë në Prishtinë, e cila bashkon një grup ndërkombëtar të artistëve, arkitektëve, kuratorëve, filozofëve, akademikëve, pjesëmarrësve dhe studentëve për të menduar, bërë dhe bashkëpunuar në kontekstin e një planprogrami ndërdisiplinor.

Shkolla Verore si Shkollë 2021 përmban një program prej njëmbëdhjetë kurseve eklektike për pjesëmarresit e zgjedhur. Kurset adresojnë një gamë të gjerë çështjesh e tematikash brenda fushave si studime muzeale dhe trashëgimi, kritikë arti, estetikë dhe aktivizëm, studime për hulumtues në gazetari, media dhe filozofi.

Përveç diskutimit intim dhe kritik që do të zhvillohet brenda këtyre kurseve të brendshme, Shkolla Verore si Shkollë gjithashtu pret një seri ligjeratash publike, programin e ekspozitave të zgjedhura, shfaqje filmash, DJ sesioneve, dhe punëtori nga artistë, arkitektë, kuratorë, filozof, shkrimtarë dhe studiues të ftuar.

Shkolla Verore si Shkolla 2021 do të ofrojë një mundësi emocionuese që krijimi, spekulimi artistik e akademik dhe shkëmbimi ndërdisiplinor të lulëzojnë.

Ligjeruesit e zgjedhur për edicionin 2021 të Shkollës Verore si Shkollë përfshijnë: Scott Anthony, Julieta Aranda, Marwa Arsanios, Sezgin Boynik, Boris Buden, Keti Chukhrov, Goran Đorđević, Övül Ö. Durmusoglu, Freya Edmondes, Charles Esche, Patricia Falguières, Lek M. Gjeloshi, Minna L. Henriksson, David Horvitz, Achim-Borchard Hume, Florina Jerliu, Urška Jurman, Sami Khatib, Esther Leslie, Suzana Milevska, Nebojsa Milikić, Miran Mohar, Jovanka Popova, Bernhard Rüdiger, Branimir Stojanović, Gáspár Miklós Tamás, Ivana Vaseva, Marina Otero Verzier, Anton Vidokle, Gëzim Visoka, Natalija Vujošević, Joanna Warsza.

Informacione të tjera në lidhje me edicionin 2021 të Shkollës Verore si Shkollë, përfshirë informacionin e aplikimit, mund të gjenden në faqen e internetit të Stacion, në vegzën më poshtë.

110 aplikantë do të zgjidhen për të marrë pjesë në program, që do të zhvillohet në gjuhën angleze.Deri në dhjetë aplikantë do të zgjidhen për të marrë pjesë në secilin kurs.

Aplikantët mund të regjistrohen për të ndjekur më shumë se një kurs. Edicioni i fundit i mbajtur në 2019 përfshiu pjesëmarrjen e 121 pjesëmarrësve dhe 39 ligjëruesve nga 32 vende.

Programi Publik i Shkollës Verore si Shkolla 2021 do të shpallet në Korrik 2021.

Vizitoni vegzën në faqen tonë të internetit për të gjetur informacione të mëtejshme mbi Shkollën Verore si Shkollë dhe për aplikim për pjesëmarrje: http://www.stacion.org/en/Summer-School-as-School-2021 / KultPlus.com

Të ngjajshme