Studentët e Kolegjit Universum fitues të garës Europiane të debatit në Bruksel

9 Janar, 2023 - 2:17 pm

Studentët e Kolegjit Universum triumfuan në garën Europiane të debatit “EU Semester Debate Competition” në Bruksel.

Albin Bushi dhe Lendrita Hasani nga Kolegji Universum fituan vendin e parë në finalen e garës së debatit Europian ndaj ekipit nga Greqia, në temën “The balance among countries reinforcing fundamentally neoliberal economic orthodoxies versus those choosing a more progressive approach towards social goals”. 

Debatet ishin pjesë e projektit VETn’GO të European Association of Institutes for Vocational Training (EVBB) të cilat u mbajten në 3 raunde – në nivel kombëtar, ndërkombëtar dhe raundi final i cili u mbajtë në Bruksel.

Lendrita dhe Albini fituan ndaj të gjitha ekipeve tjera nga Europa para kualifikimit në finale, në debatet “Does the involvement of the trade union positively affect all countries?” dhe “Can social and financial performance coexist?”.

Pra përvec mësimit të rregullt studentët e Kolegjit Universum gjatë gjithë vitit marrin pjesë në aktivitete të ndryshme extra kurrikulare në mënyrë që të fitojnë përvojë profesionale përtej teorisë.

Kolegji Universum mbetet institucion lider i ndërkombëtarizimit. Këtë vit Universum ka shtuar dhe numrin e bashkëpunimeve me Universitetet Evropiane duke e ngritur në 672 numrin e BURSAVE Ndërkombëtare që do të ofrohen këtë vit për studentë për shkëmbim në 26 shtete të BE-së.

Për më shumë informata rreth Kolegjit Universum dhe mundësive për studime, kontaktoni në: [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062. 

Të ngjajshme