Tërmetet më të fuqishme në histori

2 Nëntor, 2020 - 9:25 pm

Pak ditë pas tërmetit tragjik, 6.6 ballë, që goditi Turqinë dhe që deri tani ka lënë pas 92 viktima, gazeta turke “Yeni Safak” ka rankuar edhe tërmetet më të fuqishme që kanë goditur njerëzimin.

Renditja e tyre merr parasysh vetëm tërmetet që janë të matura shkencërisht pasi edhe në periudha të ndryshme të historisë njerëzimi është përballur me fatkeqësi edhe më të rënda natyrore por pa mundur të maten.

Tërmeti më i gjatë në kohë, në botë, ka ndodhur në ishullin indonezian Sumatra. Ai zgjati plot 10 minuta. Ndërsa tërmeti më i fuqishëm njihet ai në Kili me magnitudë 9,5 ballë të shkallës rihter, raporton Ora News.

“Tërmeti i Madh i Kilit” është tërmeti më i madh i të gjitha kohërave i matur në shkallën Rihter. Tsunami, i cili arriti një lartësi prej 10 metrash si rezultat i tërmetit, u përhap në një sipërfaqe prej 10 mijë kilometrash dhe arriti në Japoni dhe Filipine. Më shumë se 2,000 njerëz humbën jetën.

2. Tërmeti me madhësi 9.2 që ndodhi në Alaskë në 1964 u regjistrua si tërmeti i dytë më i rëndë i matur. Ai zgjati 3 minuta, krijoi valë gjigante tsunami me lartësi deri në 10 metra.

3. Japonia, një nga vendet me më shumë tërmete në botë, u përball me tërmetin më të madh në historinë e saj, në vitin 2011. Valët e forta të tsunamit të shkaktuara nga tërmeti që ndodhi në rajonin Tohoku të Japonisë u ngritën deri në 40.5 metra dhe ishin efektive në një zonë prej 10 kilometrash nga bregu në pjesën e brendshme.

4. Tërmeti që ndodhi në ishullin indonezian Sumatra në 2004 zgjati rreth 10 minuta dhe është tërmeti më i gjatë i regjistruar në botë. Tërmeti bëri që toka të dridhet deri në 1 cm dhe shkaktoi tërmete të tjerë deri në Alaskë dhe preku 4 vende. Nga kjo fatkeqësi natyrore humbën jetën rreth 230 mijë njerëz ndërsa 1 milion të tjerë mbetën të pastrehë. Kjo konsiderohet si një nga katastrofat natyrore më tragjike në histori.

5. Madhësia e tërmetit që ndodhi në vitin 1952 në lindje të Rusisë ishte i madhësisë 9 ballë të shkallës rihter. Rajoni i Kamchatka, ku ndodhi tërmeti, ndodhet në skajin verior të “Unazës së Zjarrit të Paqësorit”, ku pllakat e tërmetit janë të vendosura midis Australisë, Azisë dhe Amerikës dhe ku aktivitet sizmike të lartë.

6. Kili përjetoi një tërmet tjetër me madhësi 8.8 ballë, që zgjati 1.5 minuta, në 2010. Tërmeti i mori jetën më shumë se 700 njerëzve.

7. Ishulli Sumatra, në Indonezinë veriore, u godit nga një tërmet tjetër me madhësi 8.6 ballë në 2005, një vit pas tërmetit të madh në 2004. Tërmeti, i shoqëruar edhe me një cunami gjigant, la pas më shumë se 1300 viktima.

8. Tërmeti me madhësi 8.8 që preku Ekuadorin dhe Kolumbinë në 1906 vrau më shumë se një mijë njerëz./oranews/ KultPlus.com

Të ngjajshme