Tragjedia në Alpet italiane, mund të jenë 30 viktimat pas ortekut të akullt

4 Korrik, 2022 - 8:15 pm

Tragjedi në Alpet italiane. Të paktën 7 alpinistë humbën jetën pas shembjes së një blloku masiv akulli në Marmolada.

Me një lartësi prej 3300 metrash ai është mali më lartë, i Dolomiteve në Alpet lindore mes rajoneve të Trentos dhe Venetos. Tetë persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa 17 të tjerë janë shpallur të humbur, ndërkohë që autoritetet me kalimin e orëve po fillojnë të flasin potencialisht për 30 viktima.

Ekipet e shpëtimit vijuan gjatë gjithë natës kërkimet me helikopterë e dronë, për gjetjen e personave të zhdukur. Shërbimet e emergjencës bënë me dije se një ortek akulli goditi me shpejtësinë e 300 km në orë itinerarin e përdorur nga alpinistët për t’u ngjitur në majë, të Punta Rocca.

Autoritetet flasin për një tragjedi të paimagjinueshme, me disa prej trupave që janë identifikuar vetëm falë testeve të ADN-së. Me viktimave janë 3 italianë dhe një shtetas çek.

Një zëdhënës i grupeve të shpëtimit tha për një televizion shtetëror se zona kishte përjetuar temperatura rekord  gjatë ditëve të fundit, deri në 10 gradë celsius. I ngrohti ekstrem sipas ekspertëve, është krejtësisht i pazakontë për zonën. rritja e temperaturave mesatare ka bërë që akullnajat e Marmoladës, ashtu si shumë të tjera rreth botës, të tkurren në mënyrë të qëndrueshme gjatë dekadave të fundit. /A2CNN/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme