Turqia lëshon urdhër-arreste për ndërtimin e objekteve që u shembën nga tërmeti

12 Shkurt, 2023 - 10:30 am

Zyrtarët në Turqi kanë thënë se janë lëshuar 113 urdhër-arreste në lidhje me ndërtimin e ndërtesave që u shembën nga tërmeti.

Policia ka arrestuar së paku 12 persona, përfshirë edhe kontraktorët e ndërtimit.

Numri i personave që kanë vdekur në Turqi e Siri ka shkuar në më shumë se 28 mijë.

Priten edhe arrestime tjera, mirëpo ky veprim do të shihet nga shumë njerëz si një përpjekje për të larguar fajin e përgjithshëm për katastrofën, raporton BBC. / KultPlus.com

Të ngjajshme