Universiteti Prishtinës përmirëson renditjen në rangimin e Webometrics

1 Shkurt, 2024 - 6:00 pm

Universiteti i Prishtinës është përmirësuar në renditjen e klasifikimin e universiteteve sipas sistemit të rangimit nga Webometrics, shkruan KultPlus.

Në listën e përditësuar të janarit 2024, UP-ja është ngritur për 12 pozita, duke u renditur në vendin e 2884-t.

UP vijon të konsolidohet edhe në klasifikimin evropian, duke e përforcuar pozitën në mesin e 1000 universiteteve më të mira.

Renditja e UP-së është reflektim i përparimit në kontributin shkencor të stafit akademik dhe ndikimin e tij. /KultPlus.com

Të ngjajshme