Ushtarët zviceranë këndojnë këngën “Xhamadani vija vija” (VIDEO)

12 Shtator, 2019 - 2:16 pm

Shqiptarët me uniforma të ushtrisë zvicerane, pas vendosjes së simboleve shqiptare, kanë zënë përsëri vend në titujt e mediave zvicerane.

Kësaj radhe, bëhet fjalë për një video në të cilën ata shihen duke kënduar me shumë përkushtim këngën “Xhamadani vija vija”, e cila, siç shkruan mediumi zviceran “20 minuten” konsiderohet himni jozyrtar i “Shqipërisë së Madhe”.

Gjatë një udhëtimi me makinë, disa ushtarë zviceranë këndojnë këngën e famshme shqipe “Xhamadani vija vija”.

Kjo video po qarkullon në rrjetë sociale ku edhe ka reagime të ndryshme.

Për rastin ka shkruar dhe gazeta “Blick”.

“Një video tregon se si burrat këndojnë me zell të madh himnin e madh shqiptar “Xhamadani vija vija”. Kënga kjo e cila ka të bëjë me unitetin midis Shqipërisë dhe Kosovës”, shkruan Blick.

Pamjet janë në rrjetin social TikTok, një platformë për klipe të shkurtra. Aksioni i ushtarëve ka marrë tashmë 850 pëlqime.

“Kjo është formë joformale në një makinë të mbyllur dhe neve nuk na shqetëson”, thotë zëdhënësi i ushtrisë Daniel Reist për ” 20 minuta “. /KultPlus.com

Të ngjajshme