Vdes në moshën 46-vjeçare kitaristi i grupit Script, Mark Sheehan

15 Prill, 2023 - 3:00 pm

Ka vdekur bashkëthemeluesi dhe kitaristi i grupit irlandez të rockut The Script, Mark Sheehan. 46-vjeçari vdiq në spital të premten pas një sëmundjeje të shkurtër, njoftoi grupi. Sheehan formoi grupin në vitin 2001 së bashku me vokalistin Danny O’Donoghue dhe bateristin Glen Power.

Një deklaratë në faqet e rrjeteve sociale të grupit tha se Sheehan ishte një “burrë, baba, vëlla, shok dhe mik shumë i dashur”.

Bashkëkohësit e Sheehan-it në industrinë e showbiz-it ishin të shpejtë për të nderuar kujtimin e tij.

Në një homazhe në Instagram, dyshja irlandeze e popit Jedward tha: “Të gjithë në industrinë e muzikës irlandeze dhe në mbarë botën po vajtojnë humbjen tuaj, një muzikant kaq i talentuar nga The Script, një nga grupet më ikonike irlandeze të brezit tonë.”

Grupi tjetër i rock-ut irlandez Kodaline gjithashtu ka bërë homazhe, duke postuar në Twitter: “Shumë keq që dëgjova për vdekjen e Mark Sheehan”.

Presidenti i Irlandës Michael D Higgins tha se Sheehan ishte një shembull “i jashtëzakonshëm” i suksesit muzikor irlandez në skenën botërore./abcnews.al/KultPlus.com

Të ngjajshme