18 Qershor, 2025 - 12:04 pm
Luana Domi është e nominuar për çmimin ndërkombëtar “2025 Cybersecurity Woman of the Year”, dhe votimi është i hapur deri më 30 qershor. Luanda Domi, LinkedIn nga Kosova është përzgjedhur si finaliste nga një juri ndërkombëtare për çmimin prestigjioz “2025 Cybersecurity Women of the Year”!
“Tani është radha e publikut që të votojë – vota juaj mund të bëjë ndryshimin dhe ta sjellë këtë çmim në Kosovë. Ky vlerësim është një njohje për punën, përkushtimin dhe ndikimin e jashtëzakonshëm që Luanda ka sjellë në fushën e sigurisë kibernetike në nivel global”, thuhet në njoftim.
Si të votoni: 1. Klikoni këtë link: https://www.surveymonkey.com/r/MS88BCG 2. Plotësoni emrin, mbiemrin dhe emailin tuaj. 3. Shkoni direkt te pyetja nr. 6, në kategorinë “Cybersecurity Ëomen Supporter of the Year”. Do të shfaqen tre emra – zgjidhni Luanda Domi. 4. Klikoni “Done” për të përfunduar votën tuaj. Fitueset do të shpallen më 4 gusht në Las Vegas, gjatë ceremonisë gala Cybersecurity Ëomen of the Year 2025.
Kush është Luanda Domi | LinkedIn? Luanda është një zë i fuqishëm nga Kosova në fushën e sigurisë kibernetike dhe qeverisjes digjitale globale. Ajo është aktualisht Menaxhere për Integrimin e Perspektivës Gjinore dhe Zhvillimin e Aftësive në Global Forum on Cyber Expertise (GFCE) – një platformë ndërkombëtare me seli në Holandë, që promovon bashkëpunimin global për ndërtimin e kapaciteteve në siguri kibernetike. Në këtë rol, ajo udhëheq rrjetin ndërkombëtar Ëomen in Cyber Capacity Building (ËiCCB), i cili fuqizon gratë në teknologji përmes mentorimit, rrjetëzimit dhe mundësive për zhvillim profesional. Ajo gjithashtu përfaqëson Kosovën si Guvernatore për Inteligjencën Artificiale (AI) të Përgjegjshme në Global Council for Responsible AI, duke sjellë zërin dhe përvojën e Kosovës në tryeza globale që formësojnë të ardhmen e teknologjisë. Me mbi 10 vite përvojë, Luanda ka kontribuar në zhvillimin e strategjive të sigurisë, forcimin e infrastrukturave kritike dhe përfshirjen gjinore në teknologji, përmes projekteve të ndryshme të mbështetura nga DCAF, UNDP dhe USAID./ KultPlus.com