Aktori Tom Hanks në nëntor sjellë librin e tij të parë

28 Korrik, 2017 - 2:48 pm

Fituesi i çmimit ‘Oscar’ Tom Hanks, së shpejti do të botojë librin e tij të parë i cili përmban disa tregime të shkurtra, përcjellë KultPlus.

‘Uncommon Type’, titullohet libri i shkruar nga aktori dhe filmbërsi i njohur amerikan, Tom Hanks. Libri, do të promovohet në vjeshtën e këtij viti, në ‘London Literature Festival’, shkruan ‘The Independent’, përcjellë KultPlus.

‘Unë jam i kënaqur të prezantoj koleksionin tim të parë të tregimeve të shkurtra në Festivalin e Letërsisë në Londër. Është një privilegj i madh për mua, të jem pjesë e një festivali që përmban kaq shumë madhështi letrare të gjalla dhe është kënaqësi të jem në Londër, një qytet ku unë gjej frymëzim në historinë e tij të pasur të tregimeve’, ka thënë Tom Hanks.

Festivali i Letërsisë në Londër, fillon më datë 13 tetor dhe zgjatë deri më 1 nëntor. Në këtë edicion të festivalit do të shfaqen një numër i madh autorësh si: Tracy Chevalier, Claudia Rankine, Philip Pullman dhe David Mitchell, ndërsa Tom Hanks do të shfaqet me librin e tij në ditën e fundit të festivalit, më 1 nëntor.

‘The Independent’ poashtu raportoi se libri i Tom Hanks, përfshinë tregime të cilat sjellin disa histori të njerëzve të ndryshëm. Një nga tregimet flet për një burrë, i cili ikë nga lufta civile dhe imigron në New York, një tjetër flet për një grua e cila mundohet të përshtatet me jetën pas divorcit. Në librin e Tom Hanks, gjejmë një tregim edhe për jetën e një aktori, një tjetër për jetën e një milioneri i cili lidhet me asistenten e tij etj. /KultPlus.com

Të ngjajshme