займ на карту онлайн потребительский кредит

Arbër Selmani në shkurt do të botojë librin ‘Kosova në 14 tregime kulturore, 2’

13 Janar, 2021 - 4:23 pm

Shkrimtari dhe gazetari Arbër Selmani, së shpejti do të botojë librin me shkrime gazetareske ‘Kosova në 14 tregime kulturore, 2’, shkruan KultPlus.

Njëlloj sikurse me librin e parë edhe të 14 tregimet e librit të dytë janë botuar në gazetën për kulturë KultPlus, duke marrë një numër të madh të komenteve pozitive.

Libri ‘Kosova në 14 tregime kulturore, 2’ do të botohet gjatë muajit shkurt dhe do të ketë një promovim të vogël.

Selmani deri më sot ka botuar dy libra, njërin me poezi për fëmijë (Pse hidhërohet gjyshi – 2005) dhe librin me shkrime gazetareske ‘Kosova në 14 tregime kulturore’ – 2019.

Ai gjithashtu është shumë i njohur edhe për poezinë e tij ‘Kur vdiq baba’, e cila deri më sot është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe ka marrë një shpërndarje të madhe në rrjetet sociale.

Arbër Selmani ka bërë të ditur se krahas kësaj ai do të bëjë edhe një përmbledhje të shkrimeve të tija letrare pjesë e së cilës do të jetë edhe poezia ‘Kur vdiq baba’./ KultPlus.com

Të ngjajshme