Bashkëshortësia dhe makaronat janë të mira vetëm kur janë të nxehta

20 Shtator, 2019 - 11:09 am

Jehona e mençurisë së popullit italian vijon të kumbojë që nga thellësia e shekujve të historisë.

Ata janë fqinjët tanë por edhe një popull fantastik, bijtë e të cilit i dhanë shkëndijën mjaft revolucioneve dhe ndryshimeve katërcipërore në qytetërimin evropian dhe botëror.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi përzgjedhur disa thënie të mençura të cilat ju garantojmë se do t’ju pëlqejnë 

Ai që fillon shumë gjëra mbaron vetëm pak.

Ai që lavdëron vetveten, rrethohet nga fqinjë të këqinj.

Ai që ndjek të kujdesshmin, nuk pendohet kurrë.

Ai që nuk di të heshtë, s’di të flasë.

Ai që qëndron shumë në shtëpinë e të tjerëve, bëhet i huaj në të tijën.

Ai që ruan drekën për darkën, është i bekuar nga Zoti.

Ajo dele që i rrëfehet ujkut është e çmendur.

Ankohemi për mungesë kohe, por e humbim si të ish tepricë.

Ari është i bukur, por bukuria ia kalon.

Armiqësitë fillojnë kur përplasen interesat.

Ata që flenë bashkë, flasin të njëjtën gjuhë.

Bashkëshortësia dhe makaronat janë të mira vetëm kur janë të nxehta.

Bota për njeriun është si nata e errët, ku secili duhet t’i bëjë dritë vetes së tij.

Bota u përket atyre që guxojnë.

Brekët e të tjerëve shqetësojnë prapanicën.

Budallai rri përpara ta shohin, i mençuri pas që të shohë.

Bukuria është një mbretëri jetëshkurtër.

Bukuria pa virtyt s’vlen asgjë.

Burri apo gruaja që tradhëton, kërkon nga dashnorët besnikëri.

Burrat janë si pjeprat: në 100 vetëm 2 janë të mirë.

Çdo njeri i poshtër lind si një bir i keq.

Çka nis mirë nuk do të thotë se do të përfundojë mirë, por çka nis keq, do të përfundojë edhe më keq.

Dashuria bën të kalojë koha, koha bën të kalojë dashuria.

Dituria dhe përvoja nuk lihen trashëgim.

Dashuria dhe xhelozia rrinë bashkë, iku njëra do ikë dhe tjetra.

Dashuria e vërtetë nuk harrohet kurrë.

Dashuria mbretëron pa pasur nevojë për ligje.

Dashurinë mund ta blesh vetëm me dashuri.

Dembel në rini, morracak në pleqëri.

Edukata është buka e shpirtit.

E qeshura të zgjat jetën.

Fati është si lopa, dikujt ia kthen brirët e dikujt gjinjtë.

Femra sado e vogël që të jetë është gjithnjë më dinake se djalli.

Fëmijët hanë dajakun që kanë merituar prindërit e tyre.

Fëmijët sa janë të vegjël të çajnë kokën, kur rriten të copëtojnë zemrën.

Filloje pëlhuren tënde e Zoti do të ndihmojë për perin.

Fusha e dembelit është plot hithra.

Goja e puthur nuk humbet fat të mirë, por rinovohet si Hëna.

Grave mos u fol për vite. Uroji ditëlindjen gruas, por mos fol për vite.

I gjorë është ai që dëshiron vdekjen, por edhe më i gjorë është ai që i frikohet vdekjes.

Injoranca në mënyrë të pashmangshme të çon në robëri.

Jeta – dhuratë e natyrës, dashuria – dhuratë e jetës, e puthura – dhuratë e dashurisë.

Këmbët të çojnë aty ku zemra rreh.

Koha është një limë që punon pa zhurmë.

Këshillohu me të vuajturin, jo me të diturin.

Kush i bën llogaritë pa Zotin nuk di të bëjë llogari.

Kush ka shumë vese, ka shumë sundimtarë.

Kush nuk ka parë grua të dashuruar, nuk din çka është gruaja.

Kush s’do të ketë trazime në jetë, mos të lindë të tjerë.

Lumturi në Qiell, para në Tokë.

Mbasi mbytet anija, të gjithë e dinë si mund të shpëtohej.

Mjekra nuk të bën filozof.

Moda, mendimet e grave, dhe rrjedha e lumit, ndryshojnë çdo çast.

Nëse nuk di si janë fëmijët tuaj, shiko me kujdes shokët e tyre.

Nuk shkohet në Kishë për mashtruar shenjtërit.

Nuk mund të vihet prapanica midis dy karrigeve.

Njeriu bën vendin dhe vendi njeriun.

Pija që nuk të mërzitet kurrë, uji. Fruti që nuk të mërzitet kurrë, fëmijëria.

Po puthe njëherë, do të puthësh përsëri.

Proverbat i bëjnë ballë kohës dhe ai që di t’i kuptojë mund ta shohë veten e tij në to si në një pasqyrë.

Të ngjajshme