Biblioteka publike e Gjakovës me program të veçantë për Ditën Botërore të Librit

16 Prill, 2019 - 9:50 pm

Biblioteka publike “Ibrahim Rugova” në Gjakovë fton të gjithë adhuruesit e librit që të bëhen pjesë e programit të tyre me rastin e Ditës Botërore të Librit, shkruan KultPlus.

Më 23 prill bëhet  shënimi i Ditës Botërore të Librit, kështu Biblioteka publike e Gjakovës do të organizojë një program i cili quhet  “Dhuro dhe ti së paku një libër për bibliotekën, pasuro shpirtin e lexuesve”.

Programi do të fillojë në ora 12:00 ku do të dhurohen edhe  libra për bibliotekën, shpallja e lexuesve më të mirë gjatë vitit si dhe krijuesit me poezi, ese, rrëfime./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme