“Çdo gjë që ti do, një ditë do ta humbasësh, por në fund dashuria për të do të të kthehet në një tjetër formë”

18 Shtator, 2019 - 10:00 am

Një vit para se të vdiste Franz Kafka pati një eksperience të pazakontë.
Duke shëtitur në parkun Steglitz në Berlin takon një vajzë të vogël me emrin Elsi që qante e dëshpëruar sepse i kishte humbur kukulla e saj Brigida.

Kukulla Brigida ishtë një lodër shumë e dashur për vajzën sepse ishte dhurata e parë që kishte marrë nga mamaja e saj kur kishte lindur.

Kafka i prekur nga ngashërimi i vajzës së vogël i premtoi që do ta ndihmonte të gjente kukullën dhe i la takim të nesërmen në të njëjtin vend.

I pazoti të gjente kukullën , Kafka shkruajti një letër nga ana e kukullës për vajzën dhe e solli me vete kur u takuan.
… ”Të lutem mos qaj, unë jam nisur në një udhëtim për të parë botën dhe do të shkruaj për aventurat e mia…” – kështu fillonte letra.

Kur Kafka dhe vajza e vogël u takuan, ai i lexoi letrën në të cilën përshkruheshin me shumë hollësi aventurat imagjinare të kukullës së saj të dashur. Vajza u ndje e lehtësuar dhe kur takimet e tyre mbërritën në fund, Kafka i dhuroi një kukull tjetër.
Ajo , sigurisht që ishte krejt ndryshe nga kukulla që kishte pasur por, vajza gjeti një copë letër të fshehur ku shkruhej:
“udhëtimet më kanë ndryshuar”…

Shumë vite më pas , vajza tashmë e rritur gjeti një tjetër letër të fshehur brenda kukullës që i kishte dhuruar Kafka.
Aty shkruhej: “Çdo gjë që ti do, një ditë do ta humbasësh, por në fund dashuria për të do të të kthehet në një tjetër formë”. / KultPlus.com

Të ngjajshme