Është konfirmuar dita se kur do të ndahet çmimi Nobel për Letërsi

2 Tetor, 2017 - 1:46 pm

Akademia suedeze ka njoftuar për ditën se kur do të bëhet publike fituesi i çmimit për Letërsi, shkruan KultPlus.

Edhe këtë vit emri i Ismail Kadaresë shihet të jetë në rrethin e ngushtë për të qenë më në fund nobelist, kurse gazeta suedeze “Dagens Nyheter”, ka shkruar se Kadare ka shansë të fitojë Nobelin.

“Akademia Suedeze do të njoftojë të enjten, më 5 tetor, në ora 13:00, emrin e fituesit”, thuhet në një komunikatë të shkurtër./KultPlus.com

Të ngjajshme