‘Në Shqipëri ende shkruhet si përpara, ata ende lexojnë Agollin e Kadarenë’

3 Korrik, 2019 - 5:20 pm

ANTON PASHKU

… Fundja, sa i përket të ashtuquajturit kreativitet politik, unë s’i jap fare rëndësi dhe as që besoj se ndër ne mund të ekzistojë diç e tillë. S’kuptoj dot se si ai që i thotë vetes krijues, nuk ulet të punojë, të shkruajë, të mësohet të mendojë – por merret me gjëra që nuk varen fare prej tij: diskuton për Kombet e Bashkuara!! Të shkruarit e një tregimi të vetëm është shumë më e levërdishme se debati mbi qëndrimet e Butros Galit. Thuajse, për Butros Galin, Kosova është punë jete a vdekjeje (!)…
Pastaj, pa ndryshuar punët në Shqipëri, në trurin shqiptar, në mendimet e tija, vështirë se mund të ndryshojë diçka edhe tek ne. Ata ende lexojnë Agollin e Kadarenë… Në Shqipëri ende shkruhet si përpara, marrë në përgjithësi. Ndoshta ka ndonjë filiz të përparimit, por, ato do të ishin vetëm nuanca shumë të vogla dhe, vështirë se mund të premtojnë diç.

Të fundit

Të ngjajshme