“Njëqind poezi dashurie”, një antologji e poezisë suedeze nga Qerim Raqi

21 Nëntor, 2022 - 9:30 pm

“Njëqind poezi dashurie” titullohet libri më i ri i poetit dhe përkthyesit Qerim Raqi, të cilin e botoi këto ditë shtëpia botuese “Magjia e librit” në Prishtinë.

Në këtë libër përkthyesi dhe poeti Qerim Raqi ka përzgjedhur njëqind perla të lirikës suedeze, klasike dhe moderne, duke hartuar kështu një antologji tematike, ku prezentohet lirika suedeze në një hark kohor prej dy shekujsh, nga Erik Johan Stagnelius, (1793 -1823) deri te poetesha e ditëve tona Anna Axfors ( l.1990 ). / KultPlus.com

Të ngjajshme