18 Qershor, 2025 - 9:15 pm
Pas një pune të gjatë hulumtimi, shkrimi dhe përgatitjeje, më 20 Qershor publikohet libri “Historia e Muzikës Rock & Roll në Kosovë – Vitet ‘60”.
Ky libër sjell rrëfime, dokumente dhe kujtime të çmuara nga dekada e parë e Rock ‘n’ Roll-it në Kosovë – një periudhë e pasur me energji krijuese, sfida dhe lëvizje kulturore që lanë gjurmë. Përmes tij hulumtohet origjina dhe rrugëtimi fillestar i kësaj kulture në Kosovë.
Promovimi do të mbahet me 20 Qershor, prej orës 20:00, në Qendrën e Kulturës Alternative Defy Them, Prishtinë./ KultPlus.com