“Shota” vjen me program premierë për nder të ditës së flamurit

23 Nëntor, 2019 - 10:30 am

Festa e flamurit po afrohet, dhe për këtë ditë pritet të ketë shumë aktivitete kulturore e artistike.

Ansambli i këngëve dhe valleve “Shota” për nder të kësaj feste do të vijë me program të pasur artistik.

Me datën 27 shtator duke filluar nga ora 20 në Teatrin Kombëtar “Shota” do ta paraqes programin premierë me këngë dhe valle të realizuara nga trupa artistike.

Po ashtu ndër të tjera, ky program do të përmbajë edhe vallen e re të titulluar “Suitë e Hasit”. /KultPlus.com

Të ngjajshme