‘Alo, alo, alo, ty të dëgjoja, dhe zërin tënd të ngrohtë unë pranë e doja’ (VIDEO)

23 Shkurt, 2023 - 6:00 pm

Aleksandër Gjoka është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur.

 Është këngëtar i mirënjohur shqiptar dhe deri më tani ai ka të incizuara disa këngë por më e njohura ndër to është “Kuturu” një këngë shumë e bukur e cila dëgjohet edhe sot.

Poashtu ai është pjesëmarrës i disa edicioneve të festivalit “Kënga Magjike”.

Ndërkaq, sonte KultPlus ua sjell videon dhe tekstin e këngës ‘A do të vish’ të Luan Zhegut, interpretuar nga Aleksandër Gjoka:

U deshëm shume në të dy,
dhe ç’do mëngjes na gjente bashkë.
E meriton vallë dashurinë..?
Nuk me rri pranë kur unë jam larg…


Por unë do t’ shkoj dhe po t’ mos vish,
se koha mua më kerkon,
s’mund ta kuptosh ti dashurinë
vec në qytetet me neone!


Dikush më tha se ti do t’ vish,
s’më zuri gjumi deri vonë’
i the qytetit “Lamtumirë”,
më prit më the në telefon:


(refreni dy herë)
“Alo, alo, alo…” ty të dëgjoja,
dhe zërin tënd të ngrohtë unë prane e doja,
s’e fsheha lumturinë dhe në cast të thashë: “Te dua!”
dhe kjo ndodh tek cdo njeri.


Në një stinë dashurie diell s’ka gjithnji,
ka dhe dimër në mes verës, edhe vjesht’ më shi,
por kur jeta thurret bukur diell ka përherë,
katër stinët zemrat bëjnë pranverë.


E dija se do t’vish!./ KultPlus.com

Të ngjajshme