“Buzët”, një nga këngët e Liliana Çavollit që la gjurmë në muzikën shqiptare (VIDEO)

23 Shkurt, 2021 - 2:17 pm

Këngëtarja e njohur Liliana Çavolli, ishte në skenë për më shumë se 5 dekada me këngën e saj të lehtë qytetare.

Lili, siç e njihnin miqtë, kishte punuar edhe në redaksinë e muzikës në Radio Prishtinë, ndërsa pas luftës ajo ka qenë autore dhe moderatore e emisionin “Evergreen” në Radio Kosova, shkruan KultPlus.

Liliana Çavolli ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës shqiptare.

70 vjetorin e lindjes dhe pesë dekada karrierë në skenë ajo i kishte festuar me një megakoncert në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në shkurt të vitit 2013. Ndërsa vdiq më 9 maj të vitit 2015.

Gjatë karrierës së saj, ajo diti të ngrohë shpirtin e publikut me këngë që edhe sot mbesin të pavdekshme.

KultPlus ju sjell sot këngën “Buzët” për të kujtuar një ndër artistet më të mira shqiptare. / KultPlus.com

Të ngjajshme