Dalin në shitje biletat për festivalin “Sunny Hill”

1 Mars, 2024 - 4:25 pm

Një nga festivalet më të mëdha në Evropë, “Sunny Hill”, i cili zhvillohet në Prishtinë ka njoftuar se veçse biletat kanë dalur në shitje, shkruan KultPlus.

Përmes një njoftimi zyrtar, “Sunny Hill”, njofton se bileta “Believers” do të kushtojë 100€, ndërkaq bileta tjetër “Early Bird” do të kushtojë 150€.

Gjeni në këtë link, biletat: Kliko këtu

Aktualisht, akoma nuk është bërë e ditur se kush do të jetë mysafir në këtë festival.

Festivali “Sunny Hill” do të mbahet në Korrik, në datat 25-28, në një lokacion të ri nga herat e kaluara. /KultPlus.com

Të ngjajshme