27 Qershor, 2025 - 10:32 am
Donika Rudi Berishaj, Drejtoreshë e Festivalit ReMusica, është kuratore e ftuar në Festivalin Wonderfeel, në Holandë, festival i cili zhvillohet nga 4 deri në 6 korrik 2025.
Ky edicion i Festivalit Wonderfeel ka në fokus jetën e pasur dhe të larmishme muzikore të vendeve të Ballkanit si Kosova, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Sllovenia.
Një numër artistësh dhe ansamblesh të shquara nga rajoni do të ngjiten në skenë — përfshirë koncertin e kitaristit Petrit Ceku dhe Ansamblit vokal të ReMusicas – ReVocal Ensemble, me dirigjent Rafet Rudi, krahas artistëve të shumtë që do t’jenë pjesë e Fesitvalit Wonderfeel.
Këtë vit, Donika ka përpiluar pikërisht këtë segment të programit tëWonderfeel, së bashku me dy kolegë nga rajoni, Margareta Ferek-Petrić, kompozitore dhe ish-drejtoreshë e Bienales së Muzikës në Zagreb dhe Haris Pašović, drejtor i Festivalit të Sarajevës – Arte dhe Politikë.
Festivali Wonderfeel konsiderohet të jetë një nga festivalet më të mëdha Evropiane të muzikës klasike në natyrë – me mbi 100 aktivitete nga më shumë se 500 muzikantë, dhe rreth 10,000 vizitorë gjatë 3 ditëve.
Zbuloni më shumë: https://wonderfeel.nl/en/western-balkan-focus/ / KultPlus.com