Dua Lipa e Bebe Rexha arrijnë në tapetin e MTV EMA 2018

4 Nëntor, 2018 - 8:27 pm

Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë dy prej artisteve shqiptare që sonte mund të rrëmbejnë ndonjë çmim në edicionin e sivjetmë të “MTV EMA”, shkruan KultPlus.

Dua Lipa, ylli nga Kosova që po shndërrohet në një sensacion muzikor në botë, është e nominuar në kategorinë Artistja më e mirë e Re, në kategorinë Best Pop dhe Best Look.

Ajo sapo është paraqitur në tapetin e MTV EMA 2018 që po mbahet në Spanjë. Me një dukje gjithnjë elegante, ajo është brohoritur nga publiku që ka ardhur për ta ndjekur ngjarjen nga afër.

Këngëtarja tjetër shqiptare, Bebe Rexha është enominuar nominuar në kategorinë Best Song – Kënga më e Mirë, për “Meant to Be”. Ajo sonte është paraqitur me plot shkëlqim.

“MTV EMA 2018” po zhvillohet në “Bilbao Exhibition Centre”, në Spanjë./ KultPlus.com

Të ngjajshme