займ на карту онлайн потребительский кредит

Dua Lipa edhe një herë bën historinë, shpërblehet me çmim në Grammy Awards

Shkurt 11, 2019 - 12:27 am

Grammy Awards veçse ka nisur të bëjë publike listën e fituesve.

Dua Lipa është këngëtarja shqiptare që sapo ka fituar çmim në Grammy Awards. Ajo është shpërblyer në kategorinë  ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ (për “Electricity”, bashkëpunimin me dyshen “Silk City” që përbëhet nga Diplo dhe Mark Ronson), shkruan KultPlus.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja Dua Lipa përmes një postimi në Twitter. Ajo është shprehur tejet e emocionuar dhe thotë se e ka të vështirë ta besoj.

“Nuk mund të besoj që kjo është e vërtetë”, ka shkruar ndër të tjera Lipa.

View this post on Instagram

I CANT BELIEVE THIS IS REAL!!!! @iammarkronson @diplo WE GOT A GRAMMY!!! ❤️❤️❤️❤️

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on Feb 10, 2019 at 3:10pm PST

Dua Lipa ka qenë femra e dytë më e dëgjuar në vitin 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e para në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi që mban emrin e saj e që udhëhiqet nga hitet “Neë Rules” dhe “IDGAF,  ka qenë albumi i katërt më i dëgjuar në Spotify në SHBA në vitin e kaluar.

Karriera e saj ka nisur që në moshë të re dhe ngjashëm sikur Justin Bieber, Shaën Mendes e shumtë të tjerë – duke publikuar në YouTube versione të saj të këngëve të popullarizuara (që njihen si ‘cover’) – shkruan Vanity Fair.

Pos muzikës, ajo është shndërruar edhe në një yll stili duke zbukuruar ballinat e revistave të popullarizuara. Një prej tyre ka qenë edhe versioni britanik i Vogue. Ndërkaq, me postimin e fotografive nga evenimentet e ndryshme, në profilin e saj në Instagram ka arritur afro 26 milionë ndjekës.

Ajo ka kënduar vitin e kaluar në Kosovë, në kuadër të Festivalit “Sunny Hill”, duke falënderuar vendin e saj për përkrahjen në fillimet e saj ndërsa ka premtuar se do të kthehet përsëri në koncerte të tjera. / KultPlus.com

Të ngjajshme