Dua Lipa promovuesja më e madhe e Kosovës, fjalimin në Këshillin Atlantik e nisi në gjuhën shqipe

11 Nëntor, 2021 - 1:33 pm

“Si themi në Kosovë, Mirëmbrëma”, kështu nisi fjalimin Dua Lipa në Këshillin Atlantik në SHBA, ku edhe u nderua me çmimin “Artiste e shquar e vitit 2021”, shkruan KultPlus.

Dua Lipa përpos që foli në gjuhën shqipe, në këtë takim të rëndësishëm foli edhe për Kosovën.

“A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova do të mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte dhimbjen e konfliktit? Me këtë vizion në mendje, unë e pranoj këtë çmim me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës”, tha ajo.

Në këtë ngjarje Lipa tutje deklaroi se Kosova ka vetëm 13 vjet si shtet i pavarur.  “Në rrugëtimin tonë të pavarësisë dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në gjenet tona”, ka thënë Dua Lipa./ KultPlus.com

Të ngjajshme