Dua Lipa sjell bashkëpunimin me reperin DaBaby (VIDEO)

2 Tetor, 2020 - 2:46 pm

Pas bashkëpunimit  me yjet e muzikës, Madonna, Missy Elliot dhe producenten The Blessed Madonna, për ta sjellë një version remix të këngës së saj “Levitating”, ylli shqiptar Dua Lipa vjen me një tjetër bashkëpunim.

Lipa sapo ka publikuar remiksin e radhës të këtij hiti, kësaj radhe në bashkëpunim me DaBaby.

Ndoshta talenti i yllit të muzikës rep, DaBaby do ta ndihmojë këngën “Levitating” që të pozicionohet në vendin e parë të toplistës “Billboard Hot 100”. / KultPlus.com

Të ngjajshme