E paparë deri më tani, katër artiste shqiptare në MTV Europe Music Awards

10 Nëntor, 2022 - 11:19 am

E jashtëzakonshme çfarë po ndodhë me suksesin e këngëtareve shqiptare në nivel ndërkombëtarë, shkruan KultPlus.

Këtë të diel, në ceremoninë e  MTV Europe Music Awards 2022 do të ketë shkëlqim shqiptarë në të gjitha anët, pasi që nga prezantuesja, performueset dhe të nominuarat janë hiq më pak se katër shqiptare.

Këngëtarja e njohur Rita Ora bashkë me bashkëshortin e saj Taika Waititi do të udhëheqin ceremoninë e sivjetme, përderisa në skenë me performancat e tyre do të paraqiten Bebe Rexha dhe Ava Max, ku të njëjtat janë të nominuara edhe në kategorinë e bashkëpunimit më të mirë, kategori që është e nominuar edhe Dua Lipa.

Bebe Rexha është nominuar për bashkëpunimin e saj me David Guettan, “I’m good (Blue)”, Ava Max për bashkëpunimin me DJ Tiwsto, “The Motto”, gjersa Dua Lipa për bashkëpunimin “Sweetest Pie” me Megan The Stallion.

Asnjëherë deri më tani nuk ka pas një paraqitje kaq masive të yjeve shqiptare, të cilat do të jenë pjesë e kësaj ceremonie që nga prezantimi, paraqitja e tyre në skenë e deri te nominimi./ KultPlus.com

Të ngjajshme