Ekskluzive: Eleni Foureira vjen për herë të parë në skenën e një festivali shqiptar

23 Nëntor, 2019 - 8:57 am

Puna ka nisur për “Festivalin e Këngës në RTSH” i cili do të mbahet në datat 19 dhe 20 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. 20 do të jenë këngëtarët pjesëmarrës që do performojnë live këngët e tyre, ndërkohë në datën 22 dhjetor do të mbahet finalja e madhe.

Këtë vit festivali i është besuar dyshes, Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka ku Vera do të jetë regjizorja e spektaklit, ndërsa Alketës i është besuar moderimi i tij.

Ndërkohë që listat e këngëtarëve pjesmarrës janë bërë të ditur, burime për “News31.al” zbulojnë se këngëtarja Eleni Foureira do jetë e ftuara speciale në këtë festival.

Ende nuk dihet se në cilën nga netët Eleni do performojë ama dimë të themi se këngëtarja me origjinë shqiptare do elektrizojë skenën ashtu siç bën gjithmonë. / KultPlus.com

Të ngjajshme