Elina Duni fiton në Çmimet Zvicerane për Muzikë (VIDEO)

27 Korrik, 2017 - 10:53 am

Këngëtarja Elina Duni është në mesin e fituesve në çmimet Swiss Music Prize 2017.

Janë gjithsej 15-të këngëtarë që e marrin këtë çmim këtë vit.

“Elina Duni nuk është as shqiptare, as zvicerane, ajo është krenari kombëtare, në disa shtete. Elina është një përzierje e melankolisë dhe guximit, e kur ajo del në skenë për të kënduar himne mërgimi sjellë vrazhdësinë e vendit që ajo nuk e ka lënë kurrë”, shkruan Arnaud Robert si një arsyetim pse Elina merr njërin nga çmimet kryesore që Zvicra jep në fushën e muzikës.

Pos Elinës, në këtë listë janë edhe emrat si Jojo Mayer, Tobi Tobler, Helena Winkelman, Pascal Auberson e këngëtarë të tjerë, shkruan KultPlus.

Elina është një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare në botë, dhe shpesh ka shndërruar këngët shqipe në këtë të përjetuara edhe nga të huajt, në festivalet ku ajo ka performuar./ KultPlus.com

Të ngjajshme