Elina Duni nis turin në Francë

2 Nëntor, 2021 - 5:30 pm

Këngëtarja e njohur shqiptare Elina Duni dhe kuarteti i saj do të zhvillojnë një tur disa ditor në Francë: Charleville-Mézières, Grignan, Lormont, Roanne dhe në New Morning në Paris.

Turi i cili do të nisë në datën 17 nëntor “Le New Morning” (7 Rue des Petites Écuries 75010 Paris) do të promovoje albumin e fundit të këngëtares “Lost Ships”. Një album i dedikuar të gjithë emigrantëve. Kriza e migracionit tashmë është një nga temat kryesore të eksploruara në albumin e Elina Dunit. “Ka këngë që i referohen së shkuarës, me tinguj të nxjerrë nga folklori shqiptar dhe mesdhetar, të gjallë edhe sot. Por ne gjithashtu donim të eksploronim tradita të tjera muzikore: gjejmë balada xhaz të përjetshme, këngë franceze, melodi popullore amerikane … “, ka thënë me herët në një intervistë këngëtarja.

Albumi bashkon pjesë tradicionale dhe kompozime origjinale, duke përfshirë këngë të bëra të famshme nga Frank Sinatra ose Charles Aznavour. Anijet e humbura u regjistruan në Studios la Buissonne në jug të Francës në shkurt 2020 .

“Për këtë album të ri, Elina Duni mori frymëzimin e saj nga folklori shqiptar dhe mesdhetar, të cilin e ka përzier me mjeshtëri me baladat e përjetshme të xhazit, për një rezultat të shijshëm”, shkruan Jazz Radio. / KultPlus.com

Të ngjajshme