Elton John do të performojë në Shtëpinë e Bardhë

22 Shtator, 2022 - 9:32 am

Artisti britanik do te mirëpritet nga presidenti amerikan dhe gruaja e tij.

Presidenti amerikan Joe Biden do të presë artistin  britanik Elton John për një performancë të premten në Shtëpinë e Bardhë.

Krijuesi i hitit “Tiny Dancer” dhe “Crocodile Rock”, do të këndojë në një ngjarje ku  pritet që Kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe Zonja e parë Jill Biden të mbajnë një fjalim .

Punëtorët e Shtëpisë së Bardhë po ngrinin skenën të martën ndërsa kuzhinierët dhe  teknikët iu nënshtruan tetsteve të COVID-19 në si parapërgatitje përbngjarjen. Eventi quhet, “Një natë kur shpresa dhe historia rimojnë”, e nxjerrë nga një poezi e shkrimtarit irlandez Seamus Heaney, të cilin Biden e citon shpesh.

Ngjarja do të festojë fuqinë e muzikës, do të lavdërojë jetën dhe veprën e Elton John si dhe do të nderojë mësuesit, infermierët, punëtorët e vijës së parë, studentët dhe avokatët. Presidenti amerikan ka një lidhje të hershme më këngët e artistit.

Nga libri i tij të kujtimeve i vitit 2017, “Promise Me, Dad: A Year of Hope, Hardship, and Purpose”, Biden kujton se si i këndonte djalit të tij të ndjerë Beau këngë nga  Elton John.

Kujtojmë se artisti britanik performoi më parë në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së Bill Klintonit në vitin 1998. / Klan News / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme