Emeli Sandé prezanton albumin e ri “How Were We To Know”

24 Gusht, 2023 - 2:08 pm

Emeli Sandé do të publikojë albumin e saj të pestë sublim, “How Were We To Know”, më 17 nëntor 2023 nëpërmjet Chrysalis Records. I lançuar së bashku me këngën e saj kryesore “There For You”.

Albumi e sheh Emelin duke përdorur zërin e saj të paimitueshëm me potencialin e saj të plotë e mahnitës.

“How Were We To Know” eksploron takimet intime me dashurinë në të gjitha format e saj, së bashku me rreziqet për ta ndjekur atë. Spektri i tij i pasur dhe i afërt i emocioneve përfshin dhimbjen e zemrës, pikëllimin, gëzimin dhe zinë e një marrëdhënieje që u shkatërrua deri në vrullin e hareshëm të një dashurie që sapo ka filluar të lulëzojë.

Emeli thotë: “Pasi të jesh lënduar, është shumë e vështirë të marrësh sërish copat dhe ta lejosh veten të jesh i pambrojtur. Kështu që unë mendoj se këto këngë eksplorojnë trimërinë e dashurisë dhe dashurinë ndaj të tjerëve, por edhe vetes. Këto këngë ishin pjesë të një enigme që duhej t’i bashkoja, dhe tani është koha e duhur për t’i ndarë ato. Këto janë përralla nga një romantik i pashpresë. Unë jam shumë romantike dhe ndonjëherë më fut në telashe!” / KultPlus.com

Të ngjajshme