Fakulteti i Arteve në Pejë së shpejti me edicionin e katërt të javës artistike

17 Maj, 2022 - 9:45 pm

Së shpejti fillon edicioni i katërt i javës artistike studentore të Fakultetit të Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, shkruan KultPlus.

Tradita e këtij aktiviteti të degës së muzikës po vazhdon edhe këtë vit me ç’rast do të mbahen gjithsej tri netë artistike.

Koncertet do të mbahen nga data 25.05.22 ku fillimisht do të paraqitet Kori i Fakultetit në Kishën “Shën Katarina”, duke filluar nga ora 19:30. 

Ndërsa, nata e dytë sjell interpretimin e studentëve instrumentistë në Teatrin ‘Istref Begolli’, duke filluar nga ora 19:00. 

Dhe në natën e tretë do të performoj Orkestra e Fakultetit, po ashtu në Teatrin ‘Istreg Begolli’, duke filluar nga ora 19:00. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme