Faqja zyrtare e Eurovisionit publikon fotografitë e Anxhela Peristerit me veshje kombëtare

26 Shkurt, 2021 - 9:09 am

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”.

“Karma” është kënga që është përzgjedhur fituese në Festivalin e RTSh-së dhjetorin e kaluar, dhe e cila do të jetë prezantuese e shtetit shqiptar në festivalin evropian.

Peristeri ka realizuar edhe disa fotografi me motive këngëtare, që do të bëjnë edhe më mirë prezantimin e këngës.

Faqja zyrtare e “Eurovision”-it në Instagram i ka publikuar këto fotografi të këngëtares shqiptare, duke i ndarë me ndjekësit e saj të shumtë.

“Shikoni këto fotografi mahnitëse të Anxhela Peristerit, ndërsa ajo u bën dedikime shqiptarëve në të gjithë botën”, kanë shkruar faqja zyrtare e “Eurovision”-it. / KultPlus.com

Të ngjajshme