‘Festë të Madhe ka sot Shqipëria’, vallëzim fantastik i Ansamblit Popullor (VIDEO)

2 Gusht, 2023 - 6:31 pm

Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore (AKVP), i njohur sot si Ansambli Popullor, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist, dhe sot është pjesë e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Ky Ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh.

KultPlus, sot ju sjell një vallëzim fantastik të Ansamblit Popullor me titull ‘Festë të Madhe ka sot Shqipëria’:

Të ngjajshme