Fillojnë garat e muzicientëve të rinj ‘ArsKosova’

17 Qershor, 2022 - 10:38 am

Sot fillon edicioni i XVII i garave ndërkombëtare të muzicientëve të rinj “ArsKosova 2022”, përcjellë KultPlus.

Dita e parë e këtij konkursi organizuar nga Fondacioni Muzikor ArsKosova starton me instrumente harkore dhe kitarë në hapësirat e Shkollës së muzikës artit dhe baletit ArsKosova me oraret 10.00–20.00.

Në datat 18 dhe 19 qershor vazhdojnë konkurrimin pianistët e rinj në sallën e Amfiteatrit të ri qendror të Bibliotekës Universitare të UP (10.00–20.00) si dhe në sallën Koncertale të degës së Artit muzikor -pranë Fakultetit te Arteve me flautistët , klarinetistët, fagitistët e rinj dhe më pas me solokëngëtarët e rinj.

Në ditën e tretë të këtij evenimenti vazhdojnë frymorët e Tunxhit (trumpetë, trombon) kurse koncerti i finalistëve të vlerësuar me 100 pikë maksimale nga juria 25 anëtarëshe profesorët prestigjioz të UP, Universitetit të arteve në Tiranë, dhe prof. nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Italia dhe Irlanda.

Këtë vit, si anëtare speciale e konkursit ArsKosova dhe anëtare nderi e jurisë, do të jetë dirigjentja e mirënjohur Irlandeze Lygia O’Riordan.

Kompozitori i mirënjohur Kosovar që jeton dhe vepron në Londër, Prof. Akil Mark Koci nga edicioni i tretë i këtij konkursi (viti 2005) e deri sot ndan bursa dhe Çmimin e tij prestigjioz, ku edhe këtë vit do të shpërblehen nga ky fond 3 çmime të instrumentistëve, solokëngëtarë dhe kompozitorët më të talentuar nga Kosova.

Vlen të përmenden fituesit e Çmimi të kompozitorit Akil Koci, Çmimi i Fondacionit ArsKosova “Grand Prix” dhe finalistët nga viti 2003: Besa Llugiqi -soprano (Kosovë), Genc Qivlaku -kitarë (Kroaci), Art Marika-piano (Shqipëri), Xhafer Xhaferi -violinë (Maqedoni e Veriut ), Rame Lahaj -tenor, (Kosovë), Era Çaushi -piano (Shqipëri), Marigona Qerkezi-flaut/soprano, Franc Koruni, kitarë (Shqipëri), Lum Haxhijakupi, klarinet (Kosovë), Dimitar Mihajlovski-violinë (Maqedoni e Veriut) Andi Duraku, piano (Kosovë), Dejon Bendaj, violinë (Shqipëri), Orenc Graca, piano (Shqipëri), Redio Stole, violinë (Shqipëri), Megi Rexhepi, klarinet (Kosovë) Arsim Gashi, violinë (Kosovë), Senol Aydin, piano (Turkey), Era Kume, piano (Shqiperi) Berk Basaran, piano (Turqi), Pei Wen Liao, violinë (Taiwan/USA), Janela Nini, violinë (Shqipëri), Festim Haxhikadriu, violinë (Kosovë) Fatjona Maliqi, piano (Kosovë), Klaudio Zoto, violonçel (Shqipëri), Zanë Abazi, flaut (Kosovë), Rron Bakalli, violinë (Kosovë), Redio Stole, violinë (Shqipëri), Leonardo Dimoski, violinë (Maqedoni e Veriut) Freja Jaçe, violonçel (Shqipëri) Fatjona, Maliqi, piano (Kosove), Anila Aliu, piano (Kosove), Lumturije Shabani, soprano (Kosovë) Lind  Pasha, violinë (Kosovë), Sibora Resyli, violinë (Kosovë), Yll Daklani, Ryoji Nagata, violin (Germany), Fatbardh Dubovci, trombin (Kosovë), Jon Rrecaj, klarinet (Kosovë), Klaudia Gjini, piano (Shqipëri), Josipa Vasilievska, flaut (Maqedoni e Veriut), Yll Daklani komponim (Kosovë) Lisa Sahatçiu, piano (Kosovë) Nika Ulbl, violinë – Slloveni.

Në këtë edicion u regjistruan dhe aplikuan zyrtarisht rreth 130 talentë të rinj mosha 5–26 vjeç nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Evropa. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme