“Gjurmët e Qamilit të Vogël në Muzikë”, tryezë shkencore nga Instituti Albanologjik

20 Shtator, 2023 - 1:36 pm

Instituti Albanologjik i Prishtinës do të mbajë tryezë shkencore të titulluar “Gjurmët e Qamilit të Vogël në Muzikë”, përcjell KultPlus.

Kjo tryezë shkencore do të moderohet nga Visar Munishi, ndërsa me fjalë hapëse do të paraqitet Arbnora Dushi, shefe e Degës së Folklorit të Institutit Albanlogjik.

Tutje do të shfaqet dokumentari “Gjurmëve të Qamilit të Vogel” me autor Kati Zhubi dhe me producent Hekuran Zogu.

Ndërsa me kumtesa do të paraqiten: Behat Arllati -UBT, Bekim Ramadani – Fakulteti i Muzikës, Universiteti i Tetovës, Albin Sadiku – INSTITUTI Albanologjik – Prishtinë, Krenar Doli – Instituti Albanologjik dhe Bestar Vula – Kolegji Mehmet Akif dhe krejt në fund do të ketë diskutim të hapur.

Kjo tryezë shkencore do të mbahet me datë 27 shtator, në ora 11:00 në Instituti Albanologjik  në Prishtinë. / KultPlus.com

Të ngjajshme