Kanye West përjashtohet nga ‘Grammy Awards 2022’

20 Mars, 2022 - 9:30 pm

Kanye West nuk do të mund të performojë në Grammy Awards. Vendimi për të mos lejuar reperin 44-vjeçar të ngjitet në skenën e evenimentit të madh u mor për shkak të sjelljes së tij shqetësuese në internet. Lajmin e konfirmoi një përfaqësues i artistit për Variety.

Ekipi i reperit ka marrë një telefonatë të premten, ku është informuar se është hequr nga formacioni i interpretuesve për shkak të “sjelljes së tij shqetësuese në internet”. Ky vendim vjen vetëm pak ditë pasi u pezullua nga Instagrami për 24 orë pasi shkeli politikat e kompanisë.

Sipas mediave të huaja, një nga deklaratat e reperit ndaj Trevor Noah , i cili do të prezantojë eventin e këtij viti më 3 prill, ishte një faktor në procesin e vendimmarrjes. Sulmi i reperit ndaj Noah është i fundit në një varg postimesh të pazakonta nga muzikanti në kohët e fundit./ KultPlus.com

Të ngjajshme