Këngëtarja Dua Lipa pjesë e festivalit ‘SunnyHill’: Po vij në shtëpi

14 Korrik, 2022 - 10:29 pm

Emra të njohur të industrisë së muzikës botërore do të mblidhen së bashku për të performuar në Festivalin “SunnyHill”, shkruan KultPlus.

Skepta, AJ Tracey, Diplo dhe Elvana Gjata, Burak Yeter, Mahmood, Regard, Kida, Ghetto Geasy, Onat, Cozman, Kamal, Romeo Blanco, Ledri Vula, Emir Taha, Yll Limani dhe J Blavin janë vetëm disa artistë që deri më tani janë pjesëmarrës në këtë festival, i cili do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Prishtinë.

Ndërkaq së fundi, përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Instagram, SunnyHill ka konfirmuar se Dua Lipa është artistja e radhës që do të jetë pjesë e këtij festivali.

“Sunny Hill Festival – Prishtina, Kosovo – Po vij në shtëpi. Shihemi në gusht”, ka shkruar Lipa në rrjetet soicale. / KultPlus.com

Të ngjajshme