Kjo këngë ka shpëtuar qindra njerëz nga vetëvrasja

16 Dhjetor, 2021 - 10:06 pm

Një këngë nga reperi amerikan, Logic, që i referohet numrit të ndihmës për parandalimin e vetëvrasjeve ka ulur ndjeshëm numrin e vetëvrasjeve, ka zbuluar një studim i ri. Kënga e titulluar 1-800-273-8255 – numri për Linjën Kombëtare të Parandalimit të Vetëvrasjeve të SHBA-së – krijoi vëmendje të madhe publike pas publikimit të saj, sipas The Guardian.

Hulumtimet e bëra nga British Medical Journal (BMJ) treguan se pas kësaj kënge u regjistruan 9,915 telefonata shtesë dhe kishte prova të një reduktimi të numrit të vetëvrasjeve në SHBA. Kënga, pjesë e së cilës është dhe Alessia Cara dhe Khalid, qëndroi në top 10-en e listave muzikore në Billboard Hot 100 në SHBA për disa javë në vitin 2017.

Logic tha se për realizimin e kësaj këngë u frymëzua nga fansat e tij, të cilët janë shprehur se muzika që ka bërë iu ka shpëtuar jetën. Videoja tregon një të ri homoseksual që lufton me ngacmimet dhe ndjenjat e vetëvrasjes përpara se të thërrasë për ndihmë. Është shikuar më shumë se 430 milionë herë në YouTube që kur u publikua në gusht 2017./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme