Krenar publikon këngën e parë ‘Hije’, këngëtari paralajmëron projekte të reja dhe eksperimentim në stile

4 Nëntor, 2022 - 10:19 am

Krenar ‘Hije’ është kënga e parë e publikuar nga këngëtari i cili në muzikë vjen me emrin artistik Krenar, shkruan KultPlus.

Në një prononcim për KultPlus pas publikimit të këngës, ai thotë se më herët nuk është marrë me muzikë por vetëm ka bërë mësime vokale.

“Mësime vokale për teknikë të zërit marr që katër vite, por aktivisht me muzikë nuk jam marrë para këtij projekti”, u shpreh ai.

Ai po ashtu shprehet që pas kësaj kënge, ka në plan dhe shpreson që do të vijë edhe me projekte të radhës.

“Stili kryesisht do të jetë i tillë, por besoj qe edhe eksperimente dhe testime të limiteve do të ketë”, deklaroi ai për KultPlus.

Ndërkaq kënga hije është realizuar nga Tomor Kuçi si tekstshkrues dhe producent. Videoklipi është bërë nga Ard max, kurse veshjet në klip janë punuar nga Flutura Dedinja.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re të Krenar./KultPlus.com

Të ngjajshme