Marsel Numanaj propozohet si delegat i Shqipërisë në Konfederatën botërore të Fizarmonikës

14 Shkurt, 2021 - 3:28 pm

Marsel Numanaj nëpërmjet fizarmonikës së tij pritet të ngrit Shqipërinë në qarqe ndërkombëtare të muzikës, shkruan KultPlus.

Profesori i këtij instrumenti në shkollën e muzikës, “Jakov Xoxa” në Fier para 10 ditësh është propozuar të jetë delegat i Shqipërisë në Konfederatën botërore të Fizarmonikës, gjegjësisht “Confédération Mondiale de l’Accordéon” Frederic Deschamps.

Numanaj, prej disa vitesh po përfaqëson Shqipërinë edhe në dy konkurse të mëdha për fizarmonikë, “Trophée Mondial” dhe “Accordion Star International Competition 2021”.

Marsel Numanaj ka diplomuar më 2018 në degën e fizarmonikës. / KultPlus.com

Të ngjajshme