Mbahet edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Koreve të Grave

17 Qershor, 2019 - 10:00 pm

Në Kinemanë “Armata” në Prishtinë së fundi është mbajtur edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Koreve të Grave, shkruan KultPlus.

Kori mjaft i njohur i grave “Lira” nga Kosova ishte nikoqire e këtij festivali me drejtoreshë Valire Buza , kurse mysafirë në këtë edicion ishte Kori i Grave nga Maqedonia “Shen Zlata Meglenska” me dirigjente Letka Dimovska Polizova. Në këtë mbrëmje me interpretimet e tyre janë paraqitë edhe solistët mysafirë: Zana Abazi Ramdani dhe Sedat Kuci, kurse këngët e korit nikoqir i ka përpunuar për këtë mbrëmje Tomor Berisha.   

KultPlus ju sjellë disa momente nga kjo mbrëmje, ku ka pasë edhe performancë të përbashkët të të dy koreve.

“Kënga “Rroka Mandolinën” ishte kënga që  është performuar nga të dy koret e këtij edicioni”, ka thënë për KultPlus, Valire Buza. Më poshtë mund të shikoni këtë performancë. Kjo mbremje eshte mbeshtete nga Ministria e Kultures dhe Komuna e Prishtines/KultPlus.com

Të ngjajshme