Momenti kur Bebe Rexha e kuptoi se është nominuar për çmimet “Grammy” (VIDEO)

16 Nëntor, 2022 - 9:19 am

Janë publikuar nominimet për mbrëmjen më të madhe muzikore të ndarjes së çmimeve, Grammy Awards 2023.

Beyonca është artistja më e nominuar për edicionin e 65-të të çmimeve vjetore, falë këngëve të suksesshme nga albumi i saj i fundit “Renaissance”, shkruan The New York Times.

E vetmja artiste shqiptare me renome botërore e nominuar për Grammy Awards 2023 është këngëtarja me origjinë nga Maqedonia, Bebe Rexha.

Ajo është në garë për të fituar mimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën e saj “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me DJ-in e famshëm, David Guetta.

Ky është nominimi i tretë i saj për Grammy në karrierë, pas dy nominimeve paraprake që ka pasur në vitin 2019, e që fatkeqësisht nuk kishte fituar asnjërin prej tyre.

Kur Bebe Rexha e kuptoi se është nominuar për çmimet “Grammy”, reagimi i saj ishte epik, të cilin e ka postuar edhe në “Instagram”. /KultPlus.com

Të ngjajshme