Në datat 25, 26 dhe 27 nëntor do të zhvillohet edicioni i 31-të i Festivalit ‘Hasi Jehon’

22 Nëntor, 2021 - 3:30 pm

Të enjten me 25 nëntor në Shtëpinë e Kulturës në Gjonaj të Hasit nis Festivali Folklorik “Hasi Jehon 2021”, shkruan KultPlus.

Edicioni i 31 i Festivalit nis me Ekspozitën e prodhimeve të bukës ndërsa festivalin e hap mikpritësi ShKA “Malësori”.

Në skenë pas “Malësorit” parakalojnë ShKA të pjesëmarrëse dhe këngëtarë folklorik.

Festivali zgjatë tri netë dhe në natën e tretë finale nga juria profesionale ndahen çmimet tradicionale të Festivalit “Hasi Jehon”.

I gjithë festivali do të mbyllet përsëri me “Malësorin”. /KultPlus.com

Të ngjajshme