“Oj zogo jelek me vija, a i ke pa shoqet e mija”

28 Prill, 2019 - 8:30 pm

KultPlus ju sjellë një këngë të vjetër e cila këndohet nga këngëtarja Nazmie Hoxha, kënga titullohet “Oj Zogo Jelek Me Vija”.

Oj zogo,

Oj zogo jelek me vija,

A i ke pa shoqet e mija, a i ke pa.

A i ke pa shoqet e mija.

Tu’j çëndis o nder një hije,

Tu’j bo gati për nusërie.

Oj fëllënzë,

Oj fëllënzë, fëllënzë e malit,oj fëllënzë.

A i ke ba,

A i ke ba çorapet e djalit, a i ke ba.

A i ke ba çorapet e djalit.

I kam ba,

I kam ba i kam çëndis e, lule-lule i kam ujdise.

Hajde nuse,

Hajde nuse dalëngadalë,

Ka shumë kohë që të pres me ardh.

Hidhet vallja,

Hidhet vallja ore-ore,

Nusja jonë si lulë bore. / KultPlus

Të fundit

Të ngjajshme