Orkestrat simfonike të ushtrive të vendeve të ndryshme performojnë në Tiranë

2 Dhjetor, 2022 - 10:25 am

Me rastin e festimeve të 110-vjetorit të Pavarësisë dhe 110- vjetorit të Krijimit të Forcave të Armatosura një sërë aktivitetesh po organizohen në të gjithë vendin.

Në zona të ndryshme të kryeqytetit mbrëmë performuan bandat ushtarake nga vende të ndryshme.

Në sheshin “Skënderbej” tek Xhamia performoi banda e Italisë. Ndërsa Banda e Britanisë dhe Banda Frymore e Forcave të Armatosura performuan në zonën e Pedonales.

Gjithashtu Banda e Greqisë performoi në Pazarin e Ri, ndërsa ajo e Kosovës në Parkun Rinia.

Në kuadër të këtyre festimeve ka pasur edhe organizime të tjera.

Bandat ushtarake të Shqipërisë, SHBA dhe Britanisë së Madhe u bënë bashkë për herë të parë, në Korçë, ku qytetarë të shumtë, jo shijuan një mbrëmje të bukur festive, që filloi tek Zona Këmbësore dhe vijoi tek Pazari i Vjetër.

Gjithashtu më 30 nëntor, në Kukës Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës zhvilluan një ndeshje futbolli, ndërsa performuan në një koncert të përbashkët.

Ndërsa më 3 dhjetor në orën 19:00 do të organizohet edhe koncerti i madh gala në Pallatin e Kongreseve me pjesëmarrjen e mbi 300 artistëve./ atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme